Të mërkurën finalja e Kupës së Kosovës, Mitrovica – Kosova VR

Të mërkurën finalja e Kupës së Kosovës, Mitrovica – Kosova VR

Sport May 17, 2021 - 21:17

Të mërkurën (më 19 maj) në orën 16:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë, do të zhvillohet ndeshja finale e Kupës së Kosovës në konkurrencën e femrave, KFF Mitrovica – KFF Kosova VR (P).

Edhe kjo ndeshje do të zhvillohet pa praninë e tifozëve, vetëm me pjesëmarrjen e zyrtarëve të klubeve dhe mysafirëve të paraparë me protokollin antiCovid19.