U godit me top në bark, humb jetën në spital portieri i ekipit portugez

U godit me top në bark, humb jetën në spital portieri i ekipit portugez

Sport May 17, 2021 - 21:12

Portieri Ricardo Costa, i cili ishte gjithashtu drejtor i klubit Centro Social da Bufarda, ka gjetur vdekjen, pasi u godit fort me top në zonën e barkut gjatë ndeshjes së futsallës me Centro Social de Évora de Alcobaça, mbajtur të premten.

Sipas ‘Gazeta das Caldas’, 25-vjeçari u ndihmua nga ekipet mjekësore të dy klubeve dhe më vonë u transportua në spitalin Peniche, ku u prit si një person i dëmtuar lehtë, por pas shtrimit, situata u përkeqësua menjëherë dhe Costa humbi jetën të nesërmen.

“Drejtuesit e Centro Social da Bufarda sot humbën një element të menaxhimit dhe ekipit të futsallës. Ne i shprehim ngushëllimet tona të sinqerta familjes së kolegut tonë Ricardo Costa. Nuk do i harrojmë asnjëherë momentet e bukura, miqësinë dhe shoqërinë e Ricardos”, shkruhej në deklaratën e klubit.