United Basket ose Vushtrria, sot vendoset se cila skuadër do t'i bashkohet Superligës

United Basket ose Vushtrria, sot vendoset se cila skuadër do t'i bashkohet Superligës

Sport May 12, 2021 - 10:33
Lajmet e fundit nga sporti

Sot (e mërkurë) nga ora 13:00 do të zhvillohet ndeshja e tretë e “Play-Off”-it në finale të Ligës së Parë të femrave ndërmjet United Basketball dhe Vushtrrisë.

Kjo është finalja e tretë dhe do të vendosë se kush do të jetë anëtare e elitës së femrave për edicionin e ardhshëm.

Takimin e parë e fitoi skuadra gjilanase 85:64, kurse ndeshjen e dytë pas vazhdimeve e fitoi skuadra vushtrriase 70:62.

Përballja e sotme është vendimtare dhe pritet të jetë shumë interesante. /Zeri.info