Rruga e Dukagjinit dhe Llapit, drejt finales së madhe të Kupës së Kosovës

Rruga e Dukagjinit dhe Llapit, drejt finales së madhe të Kupës së Kosovës

Sport May 12, 2021 - 10:21
Lajmet e fundit nga sporti

Sonte (e mërkurë) zhvillohet finalja e madhe e Kupës së Kosovës në futboll, me skuadrën fituese që do të sigurojë pjesëmarrjen në garat evropiane, shkruan Zeri.info.

Në finale takohen Dukagjini dhe Llapi, skuadra nga Liga e Parë dhe ajo nga Superliga. Dy skuadra që nuk e kanë fituar asnjëherë trofeun e Kupës.

Për Llapin suksesi në këtë finale do të thotë dalje e sigurt në Evropë, pasi tashmë është licencuar për garat evropiane, derisa Dukagjini si klub i Ligës së Parë është ende në procedurë të veçantë të licencimit nga UEFA.

Rrugës deri në finale Llapi e ka eliminuar Onixin, Ballkanin, Trepçën ’89 dhe Prishtinën, derisa Dukagjini ia doli të eliminojë Vllazninë, 2 Korrikun, Drenicën dhe Istogun.

Ndryshe, ndeshja mes Dukagjinit dhe Llapit zhvillohet nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. /Zeri.info