Lewandowski reagon pas spekulimeve për një transferim në Serie A

Lewandowski reagon pas spekulimeve për një transferim në Serie A

Sport May 12, 2021 - 10:12
Lajmet e fundit nga sporti

Robert Lewandowski ka hedhur poshtë zërat se në të ardhmen e afërt mund të transferohet në Itali, transmeton Zeri.info.

Së fundmi ka pasuar disa zëra që e lidhnin sulmuesin polak me një kalim në Serie A.

Reth këtyre spekulimeve ka reaguar vet 32-vjeçari, i cili tha se është i lumtur te Bayern Munichi.

“Kam biseduar me shumë njerëz për futbollin italian, ata më thanë gjëra të ndryshme në lidhje me kampionatin tuaj. Megjithatë, e vërteta është se përveç që kam një kontratë me Bayernin, unë ndihem mirë në këtë klub” – tha Lewandowski për “Tuttosport”.

Robert Lewandowski ka kontratë të vlefshme me Bayern Munichin deri më 30 qershor të vitit 2023. /Zeri.info