Kuotat për finalen Dukagjini - Llapi, llapjanët favoritë absolutë

Kuotat për finalen Dukagjini - Llapi, llapjanët favoritë absolutë

Sport May 12, 2021 - 09:27
Lajmet e fundit nga sporti

Sonte (e mërkurë) zhvillohet finalja e madhe e Kupës së Kosovës në futboll me skuadrën fituese, që do të sigurojë pjesëmarrjen në garat evropiane, shkruan Zeri.info.

Në finale takohen Llapi dhe Dukagjini, skuadra nga Superliga dhe ajo nga Liga e Parë. Dy skuadra që nuk e kanë fituar asnjëherë trofeun e Kupës.

LEXO EDHE: Dukagjini për herën e tretë në finale të Kupës, hera e dytë për Llapin

Nga kompania e njohur e basteve “bet365”, llapjanët vlerësohen favoritë për të fituar sonte.

Fitorja e Llapit ka kuotën 1.57, barazimi 3.20, kurse fitorja e Dukagjinit 6.00.

Image

Ndryshe, ndeshja mes Llapit dhe Dukagjinit zhvillohet nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. /Zeri.info

LEXO EDHE: Këta janë gjyqtarët që ndajnë drejtësinë sonte në finalen Dukagjini - Llapi, Genc Nuza kryesori