Këta janë gjyqtarët që ndajnë drejtësinë sonte në finalen Dukagjini - Llapi, Genc Nuza kryesori

Këta janë gjyqtarët që ndajnë drejtësinë sonte në finalen Dukagjini - Llapi, Genc Nuza kryesori

Sport May 12, 2021 - 09:09
Lajmet e fundit nga sporti

Sonte (e mërkurë) zhvillohet finalja e madhe e Kupës së Kosovës në futboll, me skuadrën fituese që do sigurojë pjesëmarrjen në garat evropiane, shkruan Zeri.info.

Në finale takohen Dukagjini dhe Llapi, dy skuadra që nuk e kanë fituar asnjëherë trofeun e Kupës.

Këtë takim do ta drejtojë gjyqtari Genc Nuza, me asistentët Fatlum Berisha e Bujar Selimaj, derisa gjyqtar i katërt do të jetë Selim Isufi.

Për gjyqtarin me stemën e FIFA-s, Genc Nuzën, do jetë kjo finalja e pestë që e drejton, më shumë se çdo gjyqtar tjetër në historinë e futbollit kosovar.

Ndryshe, ndeshja mes Dukagjinit dhe Llapit zhvillohet nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. /Zeri.info