Dukagjini për herën e tretë në finale të Kupës, hera e dytë për Llapin

Dukagjini për herën e tretë në finale të Kupës, hera e dytë për Llapin

Sport May 12, 2021 - 08:54
Lajmet e fundit nga sporti

Sonte (e mërkurë) zhvillohet finalja e madhe e Kupës së Kosovës në futboll, me skuadrën fituese që do sigurojë pjesëmarrjen në garat evropiane, shkruan Zeri.info.

Në finale takohen Dukagjini dhe Llapi, skuadra nga Liga e Parë dhe ajo nga Superliga. Dy skuadra që nuk e kanë fituar asnjëherë trofeun e Kupës.

Për skuadrën nga Klina kjo do jetë hera e tretë që luajnë në finale të kësaj gare dhe e para pas luftës.

Dukagjini kishte shkuar në finale për dy sezone radhazi (1994/95 dhe 1995/96). Në finalen e parë ishte mposhtur nga Prishtina, kurse në të dytën nga Flamurtari.

Kurse, për llapjanët do jetë kjo vetëm hera e dytë që luajnë në finale të Kupës. Hera e parë ishte në sezonin 2016/17, kur pësuan humbje nga Besa e Pejës.

Ndryshe, ndeshja mes Dukagjinit dhe Llapit zhvillohet nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Përveç trofeut, skuadra triumfuese do sigurojë edhe daljen në Evropë. /Zeri.info