Dukagjini - Llapi, sonte zhvillohet finalja e Kupës

Dukagjini - Llapi, sonte zhvillohet finalja e Kupës

Sport May 12, 2021 - 08:20
Lajmet e fundit nga sporti

Sonte (e mërkurë) zhvillohet finalja e madhe e Kupës së Kosovës në futboll, me skuadrën fituese që do luaj në garat evropiane, shkruan Zeri.info.

Në finale takohen Dukagjini dhe Llapi, skuadra nga Liga e Parë dhe ajo nga Superliga.

Skuadra nga Klina eliminoi Istogun në gjysmëfinale, kurse llapjanët eliminuan Prishtinën.

Ndeshja finale mes Dukagjinit dhe Llapit zhvillohet nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Vlen të theksohet se këto dy skuadra nuk e kanë fituar asnjëherë trofeun e kësaj gare dhe për njëren prej tyre sonte do jetë hera e parë. /Zeri.info