Elbasan Rashani shkëlqen në Superligën turke, shënon dy herë ndaj Alanyasporit

Elbasan Rashani shkëlqen në Superligën turke, shënon dy herë ndaj Alanyasporit

Sport May 11, 2021 - 22:47
Zbuloni detajet

Alanyaspor është mundur në shtëpi 2-3 nga Erzurum BB.

Në këtë takim, për Erzurum BB shkëlqeu sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Elbasan Rashani.

Fillimisht shënoi për 2-1, për të ngushtuar epërsinë në minutën e 45’ derisa më pas për të barazuar gjithçka në minutën e 73-të, duke i dhënë shpresa të tijve për fitore që e arritën në fund, në minutën e 80-të, me golin e Adolphe Teikeu.

Kjo fitore e rëndësishme, mban gjallë shpresat e Erzurum BB që të shpëtojë nga rënia në ligën e dytë të Turqisë.

Po në këtë xhiro shkëlqeu edhe Florent Hadergjonaj.

Mbrojtësi i Kosovës ka shënuar në fitoren 3-1 të Kasimpasa ndaj Ankaragucu.