Infektuar: 107497
Shëruar: 104054
Vdekur: 2245
Nuk e morën në skuadër për shkak të fotos me shqiponjë, Batha fiton gjyqin për 240 mijë eurove

Nuk e morën në skuadër për shkak të fotos me shqiponjë, Batha fiton gjyqin për 240 mijë eurove

Sport May 11, 2021 - 15:19
Detajet

Një transferim i dështuar në verën e 2018-ës i ka kushtuar rëndë klubit grek të AEL Larisës. 3 vite më parë, Idriz Batha kishte arritur një marrëveshje për t’u transferuar te skuadra greke.

Ndonëse gjithçka ishte mbyllur, ishte drejtori teknik i AEL Larisës, që njoftoi se ky transferim nuk do të realizohej duke thënë se: “Arsyeja më kryesore që u anulua kjo marrëveshje është se pamë në internet një foto të lojtarit që bënte me dorë simbolin e Shqipërisë së Madhe(shqiponjën). Kjo është diçka jo e mirë sepse ne kemi shumë lojtarë serbë në ekip dhe gjithashtu Shqipëria e Madhe përfshin vende brenda Maqedonisë, gjithashtu edhe Greqisë. Gjithashtu shumë tifozë do të mbetnin të zhgënjyer”

Menaxheri i Bathës tha se do e dërgojë çështjen në FIFA dhe ashtu ndodhi. Tashmë mesfushori i Tiranës, ka fituar gjyqin edhe në KAS me klubin grek që duhet t’i paguajë atij 240 mijë euro.

Në rast se kjo nuk realizohet brenda 45 ditëve, CAS ka kërcënuar klubin e AEL Larisës se do i bllokohet merkato. /Panorama

Image