Barcelona po mendon transferimin e Gravenberchit, por problem mbetet çmimi i tij i lartë

Barcelona po mendon transferimin e Gravenberchit, por problem mbetet çmimi i tij i lartë

Sport May 10, 2021 - 13:55

Barcelona është duke menduar ta përforcojë repartin e mesfushës për edicionin e ri.Frenkie De Jong dhe Pedri tanimë shihen si dy titullarë të padiskutushëm, por katalunasit duan edhe një mesfushorë të ri për ta zëvendësuar Sergio Busquetsin.

Talenti i madh i Ajaxit, Ryan Gravenberch mbetet në krye të listës së katalunasve për mesfushën.Ylli i ri holandez që luan në pozitën e mesfushorit shkatërrues ka shkëlqyer me Ajaxin në dy vitet e fundit dhe ka bërë për vete shumë skuadra të mëdha.

I menaxhuar nga Mino Raiola, tulipani i ri është duke u kërkuar edhe nga skuadra tjera të mëdha si Roma, Juventus, Milan, Manchester United e Manchester City.

Trajneri i Barçës, Ronald Koeman e pëlqen jashtëzakonisht shumë 18 vjeçarin dhe ka kërkuar nga drejtuesit e klubit afrimin e tij.Por problemi qëndron tek çmimi i lartë i lojtarit, pasi vlera e tij vazhdimisht po rritet në tregun e transferimeve.

Image

Ajaxi e vlerëson mbi 50 milionë euro, shumë e lartë për Barcelonën duke marrë parasysh krizën financiare që po kalon gjiganti katalunas.Gravenberch ka zhvilluar 45 ndeshje këtë edicion me Ajaxin, ku ka shënuar pesë gola e ka asistuar në gjashtë të tjerë.

Image