Milani s'heq dorë nga Abraham, zbulohet shuma që është gati për t'i ofruar Chelseas për transferimin e tij

Milani s'heq dorë nga Abraham, zbulohet shuma që është gati për t'i ofruar Chelseas për transferimin e tij

Sport May 08, 2021 - 23:49
Lajmet e fundit nga sporti

Milani raportohet se po vazhdon interesimin për sulmuesin e Chelseas, Tammy Abrahamin, transmeton Zeri.info.

Sulmuesi anglez pritet që të largohet gjatë verës nga “Stamford Bridge”, pasi që nuk është në planet e Thomas Tuchelit.

“Rossonerët” do tentojnë ta shfrytëzojnë situatën e 23-vjeçarit, duke provuar ta transferojnë gjatë afatit kalimtar të verës.

Milani thuhet se është i gatshëm të ofroj rreth 30 milionë euro për të siguruar shërbimet e Abrahamit.

Ndryshe, Tammy Abraham ka kontratë të vlefshme me Chelsean deri më 30 qershor të vitit 2023. /Zeri.info