Në stilin e kampionit, Interi shënon fitore bindëse ndaj Sampdorias

Në stilin e kampionit, Interi shënon fitore bindëse ndaj Sampdorias

Sport May 08, 2021 - 19:52
Lajmet e fundit nga sporti

Skuadra e Interit ka shënuar edhe fitoren e tretë radhazi në Serie A, shkruan Zeri.info.

Në ndeshjen e vlefshme për javën e 35-të në Serie A, skuadra e drejtuar nga Antonio Conte ka shënuar fitore bindëse ndaj Sampdorias.

Ndeshja e zhvilluar sonte në “Guiseppe Meazza” ka përfunduar me rezultatin 5-1.

Alexis Sanchez shkëlqeu me dy gola, teksa nga një shënuan edhe Roberto Gagliardini, Andrea Pinamonti e Lautaro Martinez.

Ndërkaq, golin e vetëm dhe të nderit për mysafirët e shënoi Balde Keita.

Interi që në xhiron e kaluar siguroi titullin e kampionit, tani ka 85 pikë në krye të tabelës.

Kurse, Sampdoria mbetet me 45 pikë në pozitën e nëntë. /Zeri.info