Nesër zhvillohet finalja e dytë mes Yllit dhe Pejës

Nesër zhvillohet finalja e dytë mes Yllit dhe Pejës

Sport May 08, 2021 - 14:37
Lajmet e fundit nga sporti

Të dielën (nesër) do të zhvillohet sfida e dytë e finales së Play-offit të Five Star Superligës së Kosovës në basketboll ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Pejës.

Ndeshjen e parë e fituan therandasit 75:83, derisa kampion do të shpallet skuadra që shënon tri fitore.

Duelet mes skuadrave verdhezi kanë qenë shumë interesante dhe kështu pritet të jetë edhe të dielën, ku dy skuadrat kanë ambicie të mëdha në këtë edicion dhe synojnë ta përfundojnë me titullin e kampionit.

Kjo është hera e parë për Yllin që ndodhet në finale të “Play-offit”, kurse pejanët kërkojnë titullin e gjashtë në histori të klubit.

Ndeshja Golden Eagle Ylli-Peja zhvillohet të dielën nga ora 20:15. /Zeri.info