Ramos mund të mbetet jashtë deri në sezonin e ardhshëm

Ramos mund të mbetet jashtë deri në sezonin e ardhshëm

Sport May 08, 2021 - 13:24
Lajmet e fundit nga sporti

Sergio Ramos nuk do të jetë në gjendje të përballet me ish-skuadrën e tij, Sevillan, të dielën në mbrëmje, transmeton Zeri.info.

Kapiteni mungoi në seancën stërvitore të Real Madridit, me "Los Blancos" që lëshuan një komunikatë të shkurtër mbi problemin e fundit.

 

 

“Pas testeve të kryera te Sergio Ramos nga shërbimet mjekësore të Real Madridit, ai është diagnostikuar me tendenit në muskulin e kofshës së tij të majtë”, thuhet në njoftim.

Nuk është e qartë nëse Ramos do të jetë në gjendje të luajë për Real Madridin përsëri këtë edicion, pasi kanë mbetur vetëm edhe katër ndeshje në La Liga. / Zeri.info