Chelsea  është i interesuar për sezonin e ardhshëm të ketë Mohamed Salah në ekip

Chelsea është i interesuar për sezonin e ardhshëm të ketë Mohamed Salah në ekip

Sport May 08, 2021 - 11:32

Trajneri i Chelseat dëshiron kthimin e yllit të Liverpoolit, Mohamed Salah në “Stamford Brige”

 

Image

Thomas Tuchel, trajneri i Chelseat ka një listë me përforcime ku aty ka zënë vend edhe sulmuesi i Liverpoolit, ndërsa nuk mungojnë as emrat e Romelu Lukakut dhe Erling Haaland si objektiva të verës. Tuchel është i vendosur të forcojë sulmin dhe një sulmues i qendrës është fokusi i tij kryesor

Salah u bashkua me Chelsean nga Basel në janar të vitit 2014 për 11 milionë euro, ndërsa pastaj u largua për në Romë në vitin 2016.

Një vit më vonë Liverpooli pagoi 34 milionë funte për ta kthyer atë në Angli. / Zeri.info