Sibenik siguron mbijetesën, falë golit të Suad Sahitit

Sibenik siguron mbijetesën, falë golit të Suad Sahitit

Sport May 07, 2021 - 23:45
Lajmet e fundit nga sporti

Skuadra e Sibenikut ka siguruar mbijetesën në elitën e futbollit kroat,falë golit të shënuar nga Suad Sahiti, shkruan Zeri.info.

Në ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të në HNL, Sibenik shënoi fitore në shtëpi ndaj Istra 1961.

Vendasit fituan 1-0, teksa goli u shënua nga futbollisti nga Kosova, Suad Sahiti, në minutën e 48-të.

Suadi luajti për 73 minuta në këtë ndeshje, teksa vëllai i tij, Emir Sahiti, luajti për 90 minuta.

Pas kësaj fitore, Sibenik ka 35 pikë në pozitën e gjashtë. Skuadra ku aktivizohen vëllezërit nga Kosova edhe matematikisht kanë siguruar mbetjen në elitë, pasi kanë 10 pikë më shumë se Istra që renditet e fundit.

Nga kategoria e parë e futbollit kroat bie vetëm skuadra e fundit (e dhjeta), teksa deri në fund do zhvillohen edhe tri xhiro. /Zeri.info