Ylli e fiton ndeshjen e parë finale ndaj Pejës

Ylli e fiton ndeshjen e parë finale ndaj Pejës

Sport May 07, 2021 - 22:00
Lajmet e fundit nga sporti

Ylli ka shënuar fitore ndaj Pejës në ndeshjen e parë finale në fazën e “Play-Off”-it në Superligën e Kosovës në basketboll, shkruan Zeri.info.

Ndeshja e parë u zhvillua në palestrën “Karagaçi”, teksa fitore shënuan mysafirët me rezultatin 75-83.

Erjon Kastrati ishte më i dalluari në fitoren e suharekasve me 26 pikë, teksa u ndihmua edhe nga Elyjah Clarck dhe Mitchell Wilbekin që shënuan nga 12 pikë.

Kurse, te pejanët u dalluan Laron Dendy me 17 pikë dhe Brandon Walters me 16 sosh.

Kujtojmë se skuadra e parë që shënon tri fitore, shpallet kampione për këtë sezon.

Ndeshja e dytë finale zhvillohet të dielën në “13 Qershori” të Suharekës. /Zeri.info