KOK nënshkruan memorandum bashkëpunimi me MKRS-në

KOK nënshkruan memorandum bashkëpunimi me MKRS-në

Sport May 07, 2021 - 21:41
Lajmet e fundit nga sporti

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka nënshkruar sot memorandum bashkëpunimi me Ministrinë për Kulturë, Rini e Sport (MKRS).

Memorandumi i nënshkruar nga presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi dhe ministri Hajrullah Çeku, parasheh mbështetjen financiare të KOK-ut gjatë vitit 2021.

Presidenti Krasniqi falënderoi ministrin Çeku për nënshkrimin e memorandumit, derisa theksoi nevojat e KOK-ut për mbështetje shtesë gjatë këtij viti, marrë parasysh pjesëmarrjen e ekipit olimpik të Kosovës në Lojërat Olimpike Tokio 2020.

Edhe ministri Çeku tha se Komiteti Olimpik i Kosovës dhe federatat sportive do të marrin mbështetje shtesë financiare, përtej bazës së memorandumeve të nënshkruara sot.

Ministri Çeku nënshkroi sot memorandumet edhe me federatat e mundjes, atletikës, notit, katatesë, volejbollit, hendbollit, basketbollit dhe shenjëtarisë sportive. /Zeri.info