Ndeshja e parë finale: Ylli e mbyll pjesën e parë me 9 pikë epërsi ndaj Pejës

Ndeshja e parë finale: Ylli e mbyll pjesën e parë me 9 pikë epërsi ndaj Pejës

Sport May 07, 2021 - 20:55
Lajmet e fundit nga sporti

Peja dhe Golden Eagle Ylli janë duke zhvilluar ndeshjen e parë finale në fazën e “Play-Off”-it në Superligën e Kosovës në basketboll, shkruan Zeri.info.

Ndeshja e parë është duke u zhvilluar në palestrën “Karagaçi” në Pejë.

Pjesa e parë është mbyllur me rezultatin 33-42 në të mirë të mysafirëve nga Suhareka.

Në 20 minutat e parë më i dalluari ishte Erjon Kastrati që shënoi 17 pikë, kurse te Peja u dallua Brandon Walters me 10 pikë.

Kujtojmë se skuadra e parë që shënon tri fitore, shpallet kampione për këtë sezon.

Seria e ndeshjeve finale zhvillohet me sistemin vajtje-ardhje. Pra një ndeshje në Pejë, një në Suharekë. /Zeri.info