Pas fitores ndaj Llapit, Sermaxhaj: Lojtarët neglizhuan kundërshtarin, mendoj se sot luajtëm më dobët se herave tjera

Pas fitores ndaj Llapit, Sermaxhaj: Lojtarët neglizhuan kundërshtarin, mendoj se sot luajtëm më dobët se herave tjera

Sport May 06, 2021 - 17:40
Lajmet e fundit nga sporti

Trajneri i Drenicës, Sami Sermaxhaj, ka thënë se skuadra e tij e ka neglizhuar kundërshtarin sot dhe se rezultati final nuk ishte real, shkruan Zeri.info

Në kuadër të javës së 33-të në Superligën e Kosovës, Drenica shënoi fitore si vendase ndaj Llapit.

Ndeshja e zhvilluar sot në stadiumin “Bajram Aliu” të Skenderajt përfundoi me rezultatin 4-2.

Anthony Monin (autogol), Donal Rapo, Osman Mëziu dhe Gentrit Dumani shënuan golet e fitores për vendasit, kurse golat për mysafirët u shënuan nga Amir Hossari dhe Sava Gardasevic.

Trajneri i Drenicës, Sami Sermaxhaj, pas ndeshjes për mikrofonin e "Art Sport" u shpreh:

“Loja e sotit mendoj që ishte më e dobët se sa në lojërat e tjera. Mendimi është që për shkak orarit shumë të ngjeshur, ekipi nuk performoi ashtu siç kemi pritur. Rezultati është 4-2, por ky rezultat nuk është real për arsye se na kanë vënë shumë në vështirësi. Lojtarët tanë mendoj që kanë neglizhuar Llapin, duke ditur që ata nuk i kanë 2-3 lojtarët më të mirë. Por, në Superligë nuk ka lojtarë që nuk mund ta përballojnë këtë ligë dhe secili mund të shkaktojë probleme çdo ekipi. Jemi në rrugë të mbarë por kemi edhe 3 finale shumë më të vështira se kjo e fundit dhe mendoj se asgjë nuk ka përfunduar ende”.

Pas kësaj fitore, Drenica ka 41 pikë dhe renditet e pesta. /Zeri.info