Pas fitores ndaj Ballkanit në Suharekë, këto janë fjalët e trajnerit Arbnor Morina

Pas fitores ndaj Ballkanit në Suharekë, këto janë fjalët e trajnerit Arbnor Morina

Sport May 06, 2021 - 17:26
Lajmet e fundit nga sporti

Arbëria ka shkaktuar befasi në ndeshjen e javës së 33-të në Superligë, duke e mposhtur Ballkanin, shkruan Zeri.info.

Ndeshja e zhvilluar sot në stadiumin e qytetit në Suharekë përfundoi me rezultatin 2-3.

Kreshnik Bahtiri shkëlqu edhe sot te mysafirëtar dy gola, teksa një e shënoi edhe Agon Llugiqi. Kurse, për suharekasit realizuan Arbër Shala dhe Arbër Hoxha.

Trajneri i Arbërisë, Arbnor Morina pas ndeshjes për mikrofonin e “Art Sport” u shpreh:

“Duhet me e thënë se në Suharekë është kënaqësi të luash gjithmonë, në një ambient të mirë dhe kundër një ekipi që ka bërë revolucion në futbollin tonë. Si duket ne kemi qenë më pak të ngarkuar dhe e kemi shfrytëzuar këtë rast. Ne po tregojmë një papjekuri në lojë, sepse kur po kemi rezultat si vendas ne po pësojmë, mandej po fitojmë si mysafir.

“Kemi disa lojtarë të lënduar dhe disa lojtarë me kartonë, mirëpo ajo që e ka karakterizuar Arbërinë nga fillimi është se të gjithë e japin 100% e tyre dhe mundohen në mënyrën më të mirë me i mbrojt ngjyrat e klubit. Për sot mund të them që edhe fati ishte me neve”, ka deklaruar Morina pas ndeshjes.

Arbëria me këtë fitore ka kaluar nga pozita e parafundit (e nënta) në pozitën e tetë apo të barazhit.

Skuadra nga Dobraja e Madhe e Lipjanit ka 36 pikë, aq sa ka edhe Trepça ’89. /Zeri.info