Infektuar: 107497
Shëruar: 104054
Vdekur: 2245
Tabela në Superligë pas javës së 33-të: Ballkani mbetet prapa në garën për titull, Arbëria largohet nga pozita e parafundit - vazhdon ngritja e Drenicës

Tabela në Superligë pas javës së 33-të: Ballkani mbetet prapa në garën për titull, Arbëria largohet nga pozita e parafundit - vazhdon ngritja e Drenicës

Sport May 06, 2021 - 17:00
Lajmet e fundit nga sporti

Sot (e enjte) janë zhvilluar dy ndeshjet e fundit në kuadër të javës së 33-të në Superligën e Kosovës në futboll, shkruan Zeri.info.

Arbëria ka shkaktuar befasi, duke e mposhtur skuadrën pretedente për titull, Ballkanin. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Suharekë ka përfunduar me rezultatin 2-3.

Kreshnik Bahtiri shkëlqeu edhe sot te Arbëria duke shënuar dy gola, teksa një e shënoi edhe Agon Llugiqi. Kurse, për suharekasit realizuan Arbër Shala dhe Arbër Hoxha.

Në ndeshjen tjetër, Drenica ka shënuar fitore ndaj Llapit në ndeshjen e gjashtë golave. Ndeshja e zhvilluar sot në "Bajram Aliu" ka përfunduar me rezultatin 4-2.

Anthony Monin (autogol), Donal Rapo, Osman Mëziu dhe Gentrit Dumani shënuan golet e fitores për vendasit, kurse golat për mysafirët u shënuan nga Amir Hossari dhe Sava Gardasevic.

Tabela pas javës së 33-të është kjo:

Image

/Zeri.info