Arbëria mposht Ballkanin në Suharekë, Drenica fiton ndaj Llapit në ndeshjen e gjashtë golave

Arbëria mposht Ballkanin në Suharekë, Drenica fiton ndaj Llapit në ndeshjen e gjashtë golave

Sport May 06, 2021 - 16:55
Lajmet e fundit nga sporti

Sot (e enjte) janë zhvilluar dy ndeshjet e fundit në kuadër të javës së 33-të në Superligën e Kosovës në futboll, shkruan Zeri.info.

Arbëria ka shkaktuar befasi, duke e mposhtur skuadrën pretedente për titull, Ballkanin. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Suharekë ka përfunduar me rezultatin 2-3.

Kreshnik Bahtiri shkëlqeu edhe sot te Arbëria duke shënuar dy gola, teksa një e shënoi edhe Agon Llugiqi. Kurse, për suharekasit realizuan Arbër Shala dhe Arbër Hoxha.

Në ndeshjen tjetër, Drenica ka shënuar fitore ndaj Llapit në ndeshjen e gjashtë golave. Ndeshja e zhvilluar sot në "Bajram Aliu" ka përfunduar me rezultatin 4-2.

Anthony Monin (autogol), Donal Rapo, Osman Mëziu dhe Gentrit Dumani shënuan golet e fitores për vendasit, kurse golat për mysafirët u shënuan nga Amir Hossari dhe Sava Gardasevic.


Ballkani – Arbëria 2:3

- Përfundon ndeshja, Arbëria merr pikët e plota në Suharekë.

+4 minuta lojë shtesë.

90' GOOOL! Arbër Hoxha shënon për Ballkanin, rezultati momental 2-3.

68' Blend Baftiu gjuan me kokë, por nuk ia del të shënoi.

66' GOOOL! Arbëria po udhëheq 1-3, shënon Agon Llugiqi.

57' Arbër Hoxha nuk shënon nga afërsia.

53' Aldin Adzovic ndëshkohet me karton të verdhë.

47' GOOOL! Arbëria rikthen epërsinë në 1-2, shënon sërish Kreshnik Bahtiri.

Fillon pjesa e dytë.

- Përfundon pjesa e parë 1-1.

+3 minuta lojë shtesë.

43' GOOOL! Ballkani barazon rezultatin në 1-1, Arbër Shala shënon gol të bukur nga distanca.

32' Aldin Adzovic tenton nga gjuajtja e lirë, centimetrat e shpëtojnë Ballkanin.

30' Nazmi Gripshi gjuan fuqishëm nga distanca, topi shkon mbi portë.

24' Zëvendësim i detyruar te Ballkani: Mevlan Zeka largohet shkaku i lëndimit, inkuadrohet Arbër Hoxha.

17' Meriton Korenica gjuan fuqishëm, por pret Miftari.

7' GOOOL! Arbëria kalon në epërsi, shënon Kreshnik Bahtiri.

1' Fillon ndeshja.

Formacionet zyrtare:

Ballkani: Ljuljanovic, Miftaraj, Gripshi, Korenica, Shala, Krasniqi, Kuc, Bytyqi, Jashanica, Baftiu, Zeka. Kryetrajner: Bledi Shkëmbi.

Arbëria: Miftari, Zabergja, Bahtiri, Llugiqi, Hyseni, Avdulli, Lika, Ibrahimi, Adzovic, Beqiri, Lekaj. Kryetrajner: Arbnor Morina.


Drenica – Llapi 4:2

- Përfundon ndeshja, Drenica mposht Llapin.

87' GOOOL! Reagim i shpejt nga Drenica, Gentrit Dumani shënon për 4-2.

86' GOOOL! Sava Gardasevic shënon për Llapin, rezultati momental 3-2.

78' GOOOL! Shënon Osman Mëziu, Drenica po udhëheq 3-1.

70' Hysen Tahiri provon nga distanca, por pret gardiani i Llapit.

48' GOOOL! Donald Rapo shënon gol të bukur nga distanca, Drenica në epërsi 2-1.

Fillon pjesa e dytë.

- Pjesa e parë mbyllet baras, 1-1.

32' Ramadani tenton nga largësia, topi përfundon në duart e Ymerit.

9' GOOOL! Llapi barazon rezultatin në 1-1, shënon Amir Hossari.

5' GOOOL! Drenica kalon në epërsi 1-0, Monin i Llapit shënon autogol.

1' Fillon ndeshja.

Formacionet zyrtare:

Drenica: Ymeri, Gjoni, Ramadani, Elshani, Bejta, Lushtaku, Denisson, Rapo, Uka, Qaqi, Zabergja. Kryetrajner: Sami Sermaxhaj.

Llapi: Ajeti, Musa, Hossari, Monin, Zhdrella, Hyseni, Krasniqi, Zeqiri, Al.Ramadani, Sava, Aliu. Kryetrajner: Tahir Batatina.

/Zeri.info