Gjilani dhe Drita ndahen në paqe, Feronikeli mposht Trepçën '89, Prishtina fiton ndaj Besës në udhëtim

Gjilani dhe Drita ndahen në paqe, Feronikeli mposht Trepçën '89, Prishtina fiton ndaj Besës në udhëtim

Sport May 05, 2021 - 16:53
Lajmet e fundit nga sporti

Sot (e mërkurë) janë zhvilluar tri ndeshjet e para në kuadër të javës së 33-të në Superligën e Kosovës në futboll, shkruan Zeri.info.

Derbi lokal mes Gjilanit dhe Dritës ka përfunduar baras 1-1, me nga një gol të shënuar në secilën pjesë.

Fiton Hajdari shënoi për "Skifterat", kurse Esosa Irogue Pritsley për "Intelektualët"

Skuadra lidere, Prishtina, ka shënuar fitore të lehtë në udhëtim te skuadra e fundit në tabelë, Besa.

Ndeshja e zhvilluar në Brestovik të Pejës ka përfunduar me rezultatin 0-3. Otto John shkëlqeu në këtë ndeshje me dy gola, teksa një e shënoi edhe Besnik Krasniqi nga pika e bardhë.

Feronikeli e ka fituar ndeshjen ndaj një prej rivalëve direkt në luftën për mbijetesë, Trepçës ’89.

Ndeshja e zhvilluar në “Rexhep Rexhepi” të Drenasit ka përfunduar me rezultatin 3-0.

Lapidar Lladrovci, Marko Simonovski dhe Albert Dabiqaj shënuan golat e fitores për “Niklin”.


Gjilani – Drita 1:1

Përfundon derbi, Gjilani dhe Drita ndajnë pikët.

+5 minuta lojë shtesë.

89′ Zëvendësim te Gjilani: Qëndrim Dautaj inkuadrohet në vend të Besar Musollit.

88′ Gerhard Progni ndëshkohet me karton të verdhë.

87′ Zëvendësim te Drita: Ergyn Ahmeti inkuadrohet në vend të Astrit Fazliut.

80' Zëvendësim te Gjilani: Largohet Fiton Hajdari, inkuadrohet Drin Govori

71' Edison Kqiku ndëshkohet me karton të verdhë.

65′ Zëvendësim te Gjilani: Ardin Dallku inkuadrohet në vend të Shend Kelmendit.

62' Drilon Islami ndëshkohet me karton të verdhë.

58' GOOOL! Drita barazon rezultati në 1-1, shënon Esosa Priestley.

56' Zëvendësime te Drita: Largohen Bujar Shabani dhe Festim Alidema, inkuadrohen Drilon Islami dhe Esosa Priestley.

48' Xhevdet Shabani provon me të djathtën nga distanca, topi shkon pranë portës.

- Fillon pjesa e dytë.

- Dy zëvendësime te Gjilani: Edison Kqiku dhe Armend Halili inkuadrohen në vend të Arbër Çyrbës dhe Ardit Hilës.

- Përfundon pjesa e parë, Gjilani shkon në pushim me epërsi minimale 1-0.

+2 minuta lojë shtesë.

44' Bujar Shabani ndëshkohet me karton të verdhë.

42' Ardit Hila provon me të majtën nga distanca, por pa rrezik për portën e Faton Malokut.

38' Ismet Munishi dhe ndihmës trajneri i tij, Agim Maliqi, ndëshkohen me karton të verdhë.

28' Oltion Rapa ndëshkohet me karton të verdhë.

25' Ardian Cuculi gjuan me kokë, topi shkon shumë pranë shtyllës pingule.

20' GOOOL! Gjilani kalon në epërsi 1-0, Fiton Hajdari shënon me kokë.

15' Ardit Hila provon me të majtën, topi përfundon mbi portë.

1’ Fillon ndeshja.

Formacionet zyrtare:

Gjilani: Koliçi, Sorsa, Rapa, Useini, Veliu, Hila, Musolli, Progni, Hajdari, Çyrbja, Kelmendi. Kryetrajner: Ismet Munishi.

Drita: Maloku, Limani, Jamal, Cuculi, Blakçori, B.Shabani, Vucaj, Fazliu, Xh.Shabani, Alidema, Haxhimusa. Kryetrajner: Ardian Nuhiu.


Feronikeli – Trepça ’89 3:0

- Përfundon ndeshja, Feronikeli mposht Trepçën '89

90+4' GOOOL! Feronikeli shënon golin e tretë përmes Albert Dabiqajt.

+4 minuta lojë shtesë.

87' GOOOL! Feronikeli dyfishon epërsinë, Marko Simonovski shënon nga pika e bardhë.

86' Mendurim Hoti pengohet brenda zonës nga Muharrem Jashari, gjyqtari kryesor Dardan Çaka akordon penalti për vendasit.

73' Nene ndëshkohet me karton të kuq.

65' GOOOL! Lapidar Lladrovci shënon me kokë, Feronikeli në epërsi minimale ndaj Trepçës '89.

54' Muharrem Jashari gjuan nga distanca, por pret Florjan Smakiqi.

Fillon pjesa e dytë.

- Pjesa e parë mbyllet baras dhe pa gola.

+2 minuta lojë shtesë.

41' Lapidar Lladrovci gjuan me kokë nga afërsia, por topi shkon mbi portë.

18' Ardian Muja gjuan prej brenda zonës, por pret Florjan Smakiqi.

12' Marko Simonovski gjuan me kokë, por vetëm jashtë portës.

1’ Fillon ndeshja.

Formacionet zyrtare:

Feronikeli: Smakiqi, Islami, Lladrovci, Thaqi, Hoxha, Malaj, Dabiqaj, Bojku, Maliqi, Hoti, Simonovski. Kryetrajner: Faruk Elshani.

Trepça ’89: Tofiloski, Pllana, Mashau, Berisha, Ard.Muja, Jashari, Nene, Memaj, Arb.Muja, Shala, Chivaviro. Kryetrajner: Shpëtim Idrizi.


Besa – Prishtina 0:3

- Përfundon ndeshja, Prishtina shënon fitore të pastër ndaj Besës.

84' Festim Haxhiu gjuan nga distanca, por jashtë portës.

76' GOOOL! Prishtina shënon edhe golin e tretë, golashënues sërish Otto John.

65' GOOOL! Otto John dyfishon epërsinë e Prishtinës.

49' Leonit Abazi provon, por pret Agron Kolaj.

Fillon pjesa e dytë.

- Përfundon pjesa e parë me epërsinë minimale (0-1) të Prishtinës.

+1 minut lojë shtesë.

36' Etnik Brruti provon nga distanca, por pret Ardit Nika.

28' Ardi Tahiri gjuan prej brenda zonës, goditja e tij pritet nga Ardit Nika.

18' GOOOL! Besnik Krasniqi kalon Prishtinën në epërsi 0-1, tregohet i saktë nga pika e bardhë.

17' Gauthier Mankenda pengohet brenda zonës nga Bilal, gjyqtari kryesor Visar Kastrati akordon penalti për mysafirët.

1’ Fillon ndeshja.

Formacionet zyrtare:

Besa: Kolaj, Ajdini, Salihu, Halili, Beseni, Maliqi, Sheqerolli, Syla, Bilal, Bruti, Tahiri. Kryetrajner: Leutrim Krasniqi.

Prishtina: Nika, B.Krasniqi, Bardhoku, Bekteshi, Mici, Zyba, Lilaj, E.Krasniqi, Abazi, Mankenda, Kryeziu. Kryetrajner: Zekirija Ramadani

/Zeri.info