Eskalon gjithçka, rrahje mes basketbollistëve dhe zyrtarëve të Pejës dhe Ponte Prizrenit

Eskalon gjithçka, rrahje mes basketbollistëve dhe zyrtarëve të Pejës dhe Ponte Prizrenit

Sport May 04, 2021 - 20:26

Ka eskaluar situata në ndeshjen gjysmëfinale në Superligën e Kosovës në Basketboll mes Ponte Prizrenit dhe Pejës.

Në përfundim të pjesës së parë ka ndodhur një incident, ku ka edhe të lënduar sipas KB Peja që ka njoftuar përmes një postimi në llogarinë zyrtare në rrjetin social, Facebook, raporton Gazeta Express.

Postimi i plotë i klubit:

Ngjarje të tmerrshme në përfundim të pjesës së parë!

Deri sa ekipa ishte duke u larguar drejt deshtoreve për pushimin e pjesës së parë, shikuesit dhe një pjesë e stafit e lojtareve të ekipes vendase na janë vërsulur si me keq ndaj ekipës tonë.

Ka edhe të lenduar nga kjo përleshje!