LAJMI I FUNDIT: Tifozët në Itali pritet të rikthehen së shpejti

LAJMI I FUNDIT: Tifozët në Itali pritet të rikthehen së shpejti

Sport May 04, 2021 - 14:07
Detajet

Rikthimi i publikut në stadiumet italiane duket se do të ndodhë me shpejt sesa është parashikuar.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, kthimi do të ishte i mundur edhe në dy ndeshjet e fundit të kampionatit në Serinë A.

Është opinion dhe ide e Andrea Costës, zv/sekretar në Ministrinë e Shëndetit, i deleguar në sporte:

“E konsideroj diçka më të lehtë kontrollin e 1000 personave në një stadium sesa në treg, po marrim në konsideratë hapjen jo vetëm për finalen e Kupës së Italisë, por edhe dy javët e fundit të kampionatit”, ka thënë Costa.