Infektuar: 106538
Shëruar: 98223
Vdekur: 2213
Remzi Ejupi e uron Kosovën në datën historike për futbollin kosovar

Remzi Ejupi e uron Kosovën në datën historike për futbollin kosovar

Sport May 03, 2021 - 14:18
Detajet

Kosova ka mbushur pesë vjet qëkur u anëtarësua në shtëpinë më të madhe të futbollit evropian, UEFA.

Me 28 vota pro, 24 kundër dhe dy abstenime në kongresin e UEFA-s në Budapest, më 3 maj 2016, Kosova u pranua si anëtare me të drejta të plota, duke u bërë kështu anëtarja e 55-të e kësaj organizate evropiane të futbollit.

Presidenti i FC Prishtinës, Remzi Ejupi, e ka kujtuar këtë datë të shënuar në historinë e futbollit kosovar.

“Kosovë urime 5-vjetori në UEFA”, ka shkruar Remzi Ejupi në faqen e tij në rrjetin social Facebook, në një foto të bashkangjitur me legjendën e futbollit Franz Beckenbauer derisa ky i fundit vite më parë e kishte vizituar Kosovën.

Ndryshe, Ejupi është një ndër investitorët me jetëgjatë në futbollin e Kosovës. /Zeri.info

Image