Infektuar: 106538
Shëruar: 98223
Vdekur: 2213
Zyrtare: Valencia e shkarkon trajnerin

Zyrtare: Valencia e shkarkon trajnerin

Sport May 03, 2021 - 14:08
Detajet

Klubi i Valencias ka njoftuar se ka liruar nga detyra trajnerin, Javi Garcia.

Shkarkimi i këtij të fundit erdhi si pasojë e humbjes (2:3) nga Barcelona.

Valencia ka njoftuar gjithashtu se trajner i përkohshëm i skuadrës do të jetë Salvador Gonzalez.

Image

Klubi spanjoll e ka falënderuar Garcian për kontributin e tij në skuadër.

“Klubi dëshiron ta falënderojë publikisht atë për punën e tij dhe përkushtimin gjatë kohës si trajner i skuadrës dhe i uron shumë sukses për të ardhmen. Salvador Gonzalez ‘Voro’ do ta marrë përkohësisht drejtimin e skuadrës”, ka shkruar Valencia në faqen zyrtare.