Infektuar: 106538
Shëruar: 98223
Vdekur: 2213
Zyrtare: Llapi e prezanton brazilianin Firmino

Zyrtare: Llapi e prezanton brazilianin Firmino

Sport May 03, 2021 - 12:17
Detajet

Llapi ka njoftuar se ka nënshkruar kontratë me sulmuesin brazilian, Alef Firmino Dos Anjos.

Dos Anjos i bashkohet Llapit nga NK Dubrava Zagreb, klubi kroat, që bën gara në kategorinë e futbollit në Kroaci.

23-vjeçari, i cili luan si qendërsulmues, ka nënshkruar kontratë trivjeçare me Llapin.

Në një postim në Facebook, Llapi shkroi: “Skuadra e Llapit ka arritur t’i siguroj shërbimet e sulmuesit të qendrës nga Sau Paulo i Brazilit, 23 vjeç, Alef Firmino Dos Anjos.”

“Sulmuesi Alef Firmino Dos Anjos ishte bashkuar me skuadrën nga muaji prill i këtij viti dhe pas performances së treguar ka bindur drejtuesit ta kenë pjesë të skuadrës për edicionin e ri garues”, thuhet tutje në njoftim.

Image

Ardhja e tij vjen tamam në kohë për ndeshjen më të rëndësishme në historinë e Llapit, finalen e Kupës së Kosovës kundër Dukagjinit, përmes të cilës klubi nga Podujeva synon ta sigurojë një vend në kualifikime për Ligën e Evropës.