Bernard Berisha nuk shënoi me “panenka”, Akhmat Grozny eliminohet në gjysmëfinale të Kupës së Rusisë
Sport
April 22, 2021 - 12:42
Lajmet e fundit nga sporti
Të mërkurën mbrëma, Akhmat Grozny u eliminua në gjysmëfinale të Kupës së Rusisë, shkruan Zeri.info.
Akhmat Grozny u eliminua nga Krylya Sovetov Samara pas ekzekutimit të penalltive, teksa ndeshja u mbyll baras 0-0.
Krylya Sovetov Samara fitoi 1-4 në penallti, duke siguruar kështu kalimin për në finale.
Futbollisti i Akhmat Groznyt dhe reprezentuesi i Kosovës, Bernard Berisha, dështoi të shënonte nga pika e bardhë në këtë ndeshje.
Berisha ishte ekzektuesi i tretë apo i fundit për skuadrën e tij.
Ish-futbollisti i Besës provoi të shënonte në stilin “panenka”, por nuk i doli ashtu siç e kishte menduar. /Zeri.info
ë ë ë ë! ë ë, ë! ë
— ë (@EtoVolodka) April 21, 2021
ë ë ë, ë ë ë #ë #ë pic.twitter.com/pQBz4Hc6hU