Maldini i kërkon falje tifozëve: Nuk kam qenë pjesë e diskutimeve për Superligën

Maldini i kërkon falje tifozëve: Nuk kam qenë pjesë e diskutimeve për Superligën

Sport April 21, 2021 - 18:42
DETAJET

Drejtori sportiv i klubit të Milanit, Paolo Maldini, ka kërkuar falje te të gjithë tifozët për krijimin e Superligës.

AC Milan ishte njëri ndër klubet themeluese të Superligës, të cilët më pas u larguan pas polemikave të shumta që u shfaqën në sipërfaqe.

Maldini ka thënë për SkySports: “Unë kurrë nuk kam qenë i përfshirë në diskutimet në lidhje me Superligën, unë kam parë lajmet të dielën në mbrëmje me deklaratën e klubeve”.

Ai ka shpjeguar se një gjë të tillë e kanë vendosur pronarët e klubit, duke thënë: “Pronarët vendosën dhe jo unë. Përkundër kësaj, unë dua t’u kërkoj falje tifozëve”.

“Unë jam drejtori i AC Milan dhe nuk dija asgjë për projektin e Superligës. Dua t’u kërkoj përsëri falje fansave. Kishte konfuzion. Sporti ka të bëjë me ëndrrat dhe meritokracinë: ne duhet ta marrim këtë si një mësim”, shtoi ai.

Milani, Juventusi dhe Interi janë tërhequr që të gjitha nga kjo garë, e cila tanimë është konfirmuar si e suspenduar.