Infektuar: 106914
Shëruar: 99628
Vdekur: 2225
Batatina deklarohet pas kualifikimit në finale të Kupës së Kosovës

Batatina deklarohet pas kualifikimit në finale të Kupës së Kosovës

Sport April 21, 2021 - 17:17
DETAJET

Tahir Batatina e ka arritur objektivin e parë të këtij sezoni, duke marrë kështu ‘biletën’ drejt finales së madhe në Kupën e Kosovës. Skuadra e tij, Llapi e eleminoi Prishtinën ne gjysmëfinale me rezultat të përgjithshëm 5-4.

Shefi i shtabit teknik të “Legjendave” u nda tejet i kënaqur me kualifikimin në finale, derisa këtë sukses synon ta kurorëzojë me trofeun e Kupës.

“E kemi dit që nuk do të jetë lehtë kualifikimi, është ardhë falë punës angazhimit të lojtarëve, mbi të gjitha kemi mposhtë Ballkanin, Trepçën 89′, Prishtinën dhe jemi me meritë pasi kemi mposhtur skuadra të mëdha, e kemi ditë që do ta kemi vështirë ndaj Prishtinës. Sot na kanë vu në vështirësi sidomos në pjesën e dytë, me rëndësi për ne ka qenë të kualifikohemi, sot ka ndikuar pak edhe pjesa e agjerimit – pasi lojtaret nuk mund ta japin maksimuin shkaku i agjerimit, i urojë gjithë qytetarëve këtë kualifikim, dashtë Zoti që në këtë stadium ta sjellim trofeun e parë”, deklaroi fillimisht Batatina.

Image

Më pas Batatina pati edhe një kërkesë për Federatën e Futbollit të Kosovës.

“Shpresojë që finalja të jetë pas Ramazanit dhe të fitojmë dhe të shkojmë në garat evropiane, atë që e kam kërkuar për vite”, përfundoi Batatina.

Kujtojmë që dueli i dytë i gjysmëfinales së Kupës ndërmjet Llapit dhe Prishtinës përfundoi me rezultat të barabartë 2-2, kurse takimi i parë kishte përfunduar me rezultat 2-3 në favor të llapjanëve.