La Liga me kërkesë të veçantë para ndeshjeve të mesjavës

La Liga me kërkesë të veçantë para ndeshjeve të mesjavës

Sport April 21, 2021 - 17:01
DETAJET

Mediumi “ESPN” ka raportuar se La Liga u ka kërkuar klubeve që të mbajnë fanella të veçanta përpara fillimit të ndeshjeve.

La Liga thuhet t’u ketë kërkuar klubeve që të mbajnë veshur fanellat që japin mesazhin: “Sigurojeni atë (për pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve)”.

Image

Gjithashtu, në këtë fanellë është përfshirë edhe mesazhi: “Futbolli është për tifozët”, duke u rikujtuar atyre që të mos ndërmarrin hapa në krijimin e Superligave.

Superliga, përmes një komunikate zyrtare, ka njoftuar se do të suspendohet pasi shumë klube u larguan nga ajo.

Fanella të ngjashme me këtë mesazh, kanë veshur edhe lojtarët e skuadrës nga Anglia, Leeds United, në përballje me njërin nga klubet themeluese (tashmë të larguar), Liverpoolin.