Llapi eliminon Prishtinën, në finale e pret Dukagjini

Llapi eliminon Prishtinën, në finale e pret Dukagjini

Sport April 21, 2021 - 15:47
Lajmet e fundit nga sporti

Sot (e mërkurë) u mësua skuadra e dytë finaliste në Kupën e Kosovës në futboll, shkruan Zeri.info.

Llapi e eliminoi Prishtinën sot në ndeshjen e dytë apo të kthimit në fazën gjysmëfinale.

Takimi i dytë përfundoi pa fitues 2-2.

Ndeshja e parë e zhvilluar në “Fadil Vokrri” ishte fituar 2-3 nga llapjanët, teksa ndeshja e sotme u zhvillua nga ora 15:00 në “Zahir Pajaziti”.

Llapi që siguroi sot kalimin për në finale, do të takohet me skuadrën nga Liga e Parë, Dukagjinin.

Si zakonisht, ne do t’iu mbajmë të informuar për çdo gjë rreth kësaj ndeshje.

Llapi – Prishtina 2:2

-Përfundon gjysmëfinalja!

90` GOOOL! Muhamed Hyseni barazon rezultatin në 2-2.

81′ Januzi gjendet për mrekulli në zonë, por e shpërdoron rastin më të mirë në pjesën e dytë.

76` Rast ideal për Llapin nga kundërsulmi. Kushtrim Shabani nga afërsia gjuan mbi portë.

75` Prishtina po kërkon golin e tretë, që është i domosdoshëm për të shkuar në finale.

63` GOOOOL! Mërgim Pefqeli shënon për Prishtinën.

55` Ahmed Januzi tenton ta befasojë portierin prishtinas nga një pozitë e vështirë nga këndi, por gjuajtja e tij shkon jashtë porte.

51' Kartoni i parë i verdhë vjen për bankën e Llapit pas protestave ndaj gjyqtarit.

47' Engjëll Hoti gjuan fortë nga një pozitë këndore, por portieri prishtinas reagon në mënyrë të duhur.

46` Prishtina bënë zëvendësimin e parë para fillimit të pjesës së dytë. Largohet Sabien Lilaj, në vend të tij hyn Lorik Boshnjaku.

- Fillon pjesa e dytë

- Përfundon pjesa e parë, skuadrat shkojnë në pushim me rezultatin 1-1.

+1 minut lojë shtesë.

36' Ahmed Januzi gjuan prej brenda zonës, goditja e tij përfundon mbi portë.

30' Kalon gjysmë ore lojë në "Zahir Pajaziti", rezultati momental 1-1.

25' Gledi Mici provon nga largësia, por topi shkon lart mbi portë.

16' GOOOL! Llapi barazon rezultatin në 1-1, shënon Ahmed Januzi.

11' Albin Prapashtica gjuan nga distanca, goditja e tij shkon fare pranë portës.

6' GOOOL! Prishtina kalon në epërsi 0-1, Enis Gavazaj shënon nga pika e bardhë.

1' Fillon ndeshja në Podujevë.

Formacionet zyrtare:

Llapi: Coric, Idrizi, Krasniqi, Prenci, Emini, Ar. Ramadani, Shabani, Hoti, Sadriu, Veliu, Januzi. Kryetrajner: Tahir Batatina.

Prishtina: Nika, Pefqeli, Dellova, Bardhoku, Mici, Zyba, Lilaj, Maliqi, Gavazaj, Prapashtica, Shillova. Kryetrajner: Zekirija Ramadani.

/Zeri.info