ZYRTARE: Skuadrat angleze tërhiqen nga Superliga Evropiane

ZYRTARE: Skuadrat angleze tërhiqen nga Superliga Evropiane

Sport April 21, 2021 - 00:06
DETAJET

Skuadra angleze që para dy dite konfirmuan pjesëmarrjen për në Superligën Evropiane konfirmuan tërheqjen nga turneu, transmeton Zeri.info.

Manchester City ishte klubi i parë që njoftoi për tërheqjen nga gara.

Pas Cityt, vendim morrën edhe Manchester United, Liverpool, Arsenal, Tottenham dhe Chelsea duke njoftuar përmes “Twitterit” tërheqjen nga ky kompeticion.

Në Superligën Evropiane kanë mbetur, Real Madrid, Barcelona, Atletico Madrid, Inter, Juventus dhe Milan.

Barcelona dhe Atletico Madrid mund të jenë skuadrat e radhës që të tërhiqen nga ESL, sipas lajmeve të fundit në Spanjë, por ende pa u konfirmuar ndonjë gjë. /Zeri.info