Superliga Evropiane do të shpërbëhet sonte njofton mediumi anglez

Superliga Evropiane do të shpërbëhet sonte njofton mediumi anglez

Sport April 20, 2021 - 21:06
DETAJET

Duket se drama e Superligës Evropiane do mbarojë sonte (e marte), shkruan Zeri.info.

“SportsTalk” raporton se 12 klubet që konfirmuan pjesëmarrjen e Superligës do të takohen sonte për t’i dhënë fund një kompeticioni të tillë.

Pas tërheqjes së Chelsea, Manchester City, Manchester United, Atletico Madrid, Barcelonës sonte pritet që të gjithë klubet themeluese të takohen për t’i dhënë fund superligës.

Qysh nga fillimi i krijimit të kësaj Superlige, shtëpia e futbollit UEFA dhe FIFA janë deklaruar kundër kësaj ideje.

Tani, bëhet e ditur se kjo Superligë mund të mos luhet fare, pasi shumë klube kanë njoftuar për largimin. /Zeri.info