Infektuar: 105864
Shëruar: 96322
Vdekur: 2195
Dy klubet angleze mendojnë tërheqjen nga Superliga Evropiane

Dy klubet angleze mendojnë tërheqjen nga Superliga Evropiane

Sport April 19, 2021 - 22:07
Detajet

Sipas gazetarit të njohur, Marco Rossit, Chelsea dhe Manchester City po mendojnë tërheqjen nga kompeticioni i Superligës Evropiane.

Rossi ka shkruar se dy klubet nuk e kanë pëlqyer këtë ide që nga fillimi por për shkak të problemeve financiare kanë pranuar të bëhen pjesë.

“Momentalisht po dëgjoj se Chelsea dhe Mancehster City janë duke u munduar të largohen nga rrëmuja e Superligës Evropiane. Asnjëra nuk e ka pëlqyer këtë ide, por për shkak të rrezikshmërisë që do të kenë probleme me financat është dashur që të bëhen pjesë. Ata besojnë se mund të bindin Tottenham dhe besojnë se nëse largohen 3 skuadra angleze mund t’i prishin planet e Superligës Evropiane”, shkroi Rossi.

Ndryshe, Superliga do të jetë garë e mbyllur dhe do t’i japë fund garës më të famshme evropiane për klube, Ligës së Kampionëve, nëse jetësohet.

UEFA vazhdimisht e ka kundërshtuar krijimin e një lige të tillë dhe është mbështetur edhe nga FIFA për këtë.