UEFA konfirmon formatin e ri të garave evropiane për klube

UEFA konfirmon formatin e ri të garave evropiane për klube

Sport April 19, 2021 - 17:12
DETAJET

UEFA i është përgjigjur Superligës Evropiane duke konfirmuar formatin e ri për klube që nis nga sezoni 2024/25.

Faqja zyrtare e UEFA-s njoftoi për ndryshimet që do bëhen.

Liga e Kampionëve do rritet nga 32 në 36 skuadra. Kjo do dërgojë në ndryshimin nga faza tradicionale e grupeve në një fazë të vetme të ligës që përfshin të gjitha ekipet pjesëmarrëse.

Çdo klub do t’i këtë të garantuar minimum 10 kundërshtarë të ndryshëm (pesë në shtëpi dhe pesë si mysafirë), në krahasim me gjashtë ndeshje ndaj tri skuadrave që ka qenë më herët.

Top tetë në ligë do kualifikohen automatikisht në fazën e grupeve, derisa klubi i nëntë do zhvillojë një ndeshje play-off për të siguruar kualifikimin në fazën e 1/16.

Një format përafërsisht i njëjtë do të jetë edhe Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencave.

Kualifikimet për Ligën e Kampionëve do jenë hapur dhe do fitohen gjatë paraqitjeve të klubeve në ligat e tyre.

Të gjitha ndeshjet para finales do zhvillohen në mesjavë, duke njohur rëndësinë e kalendarit kombëtar.