Ardian Nuhiu tregon se çka ju tha lojtarëve në zhveshtore në pushim të mes pjesëve

Ardian Nuhiu tregon se çka ju tha lojtarëve në zhveshtore në pushim të mes pjesëve

Sport April 18, 2021 - 17:35
DETAJET

Me dy ndeshjet e ditës së sotme është përmbyllur edhe xhiroja e 29-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Klubi Futbollistik “Drita” ka arritur fitore të madhe në Mitrovicë kundër Trepcës ’89.

Ndeshje përfundoi me rezultatin minimal 0-1, me golin e shënuar nga sulmuesi anësor, Festim Alidema, nga pika e bardhë.

Pas ndeshjes është deklaruar edhe kryetrajneri i “bardhekaltërve”, Ardian Nuhiu.

“Ishim më kërkues në pjesën e dytë të lojës për dallim nga pjesa e parë. U thash futbollistëve që duhet ta ruajmë qetësinë dhe durimin sepse rastet do të vijnë. Në u mbajtëm në lojë në pjesën e parë nga një pritje e portierit Maloku, ndërkohë në pjesën e dytë krijuam disa raste dhe goli erdhi në momentin e duhur. Kjo ishte një fitore e madhe duhet pranuar, por kemi ende shumë punë për të bërë deri në realizimin e objektivit”, shtoi Nuhiu.

Drita është lidere e Superligës me 64 pikë të grumbulluara pas 29 xhirove të luajtura.