Goli i nderit nga Rashica, fitorja për Dortmundin

Goli i nderit nga Rashica, fitorja për Dortmundin

Sport April 18, 2021 - 17:24
DETAJET

Borussia Dortmund ka gjetur pikët e plota në shtëpi kundër Werder Bremenit.

Gjiganti gjerman ia doli që me përmbysje të triumfoi ndaj Werderit me rezultar 4 – 1.

Fillimisht, ishte ylli kosovar Milot Rashica që pranoi një top të bukur nga Eggestein dhe ia doli ta konkretizojë për 0 – 1.

Image

Por, Reyna barazoi shifrat me një gol nga distanca.

Pas pesë minutave, Erling Haaland u tregua i saktë nga pika e bardhë për të vënë skuadrën në epërsi.

I njëjti realizoi sërish pas katër minutave, për rezultatin 3 – 1.

Në pjesën e dytë, ishte goli i Hummels që vulosi fitoren.

Pas kësaj fitore, Dortmund ngritët në pozitën e pestë me 49 pikë, derisa Werderi renditët në vendin e 13-të me 30 sosh. /Zeri.info