Flick shprehi dëshirën që të largohet në verë, reagojnë krerët e klubit të Bayernit: Nuk e miratojmë!

Flick shprehi dëshirën që të largohet në verë, reagojnë krerët e klubit të Bayernit: Nuk e miratojmë!

Sport April 18, 2021 - 14:21
Lajmet e fundit nga sporti

Krerët e klubit të Bayern Munichit kanë reaguar pas deklaratës së dhënë dje nga trajneri, Hansi Flick, shkruan Zeri.info.

Të shtunën, Hansi Flick njoftoi se ka kërkuar largimin nga posti i trajnerit te “Bavarezët”, pas përfundimit të sezonit.

“Kam folur me klubin këtë jave dhe jam i vendosur që kontrata ime të mbarojë në verë. Klubi e di vendimin tim, gjithashtu edhe lojtarët” – deklaroi Flick.

Pas deklaratës së tij, klubi gjerman ka dalur sot me një komunikatë zyrtare, ku thuhet se Bordi i Drejtorëve të klubit nuk ka miratuar komunikimin e njëanshëm nga Hansi Flick dhe bisedimet me të do t’i vazhdojnë pas 24 prillit.

“Të shtunën dje, Hansi Flick, trajneri kryesor i FC Bayern, informoi publikun në lidhje me dëshirën e tij për të ndërprerë kontratën e tij, e cila vlen deri në qershor 2023, në fillim të fundit të sezonit aktual. Hansi Flick informoi bordin e drejtorëve të FC Bayern München për këtë kërkesë gjatë javës së kaluar. Hansi Flick dhe FC Bayern më pas ranë dakord të përqendroheshin në ndeshjet kundër VfL Wolfsburg, Bayer 04 Leverkusen (20 Prill) dhe 1. FSV Mainz 05 (24 Prill) në mënyrë që i gjithë klubi të mos shqetësohej dhe të përqendrohej tek këto tre ndeshje të rëndësishme.

FC Bayern nuk e miraton komunikimin e njëanshëm nga Hansi Flick dhe do të vazhdojë bisedimet siç është rënë dakord, pas ndeshjes në Mainz” – thuhet në komunikatën e FC Bayernit. /Zeri.info