Formacionet zyrtare: Atalanta - Juventus, Berat Gjimshiti nga minuta e parë, mungon Ronaldo

Formacionet zyrtare: Atalanta - Juventus, Berat Gjimshiti nga minuta e parë, mungon Ronaldo

Sport April 18, 2021 - 13:56
Lajmet e fundit nga sporti

Atalanta dhe Juventusi zhvillojnë sot ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të në Serie A, shkruan Zeri.info.

Ndeshja pritet të jetë mjaft interesante, për faktin se të dy skuadrat janë në garën e ngushtë për top katërshe.

Kjo ndeshje zhvillohet nga ora 15:00 në “Gewiss Stadium” dhe tashmë janë bërë të ditura formacionet zyrtare.

Si zakonisht, mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Berat Gjimshiti, edhe sot është titullar te skuadra nga Bergamo, teksa te Juventusi mungon Cristiano Ronaldo shkaku i lëndimit.

Formacioni zyrtar i Atalantas: Gollini; Toloi, Palomino, Gjimshiti; Maehle, De Roon, Freuler, Gosens; Pessina; Muriel, Zapata.

Formacioni zyrtar i Juventusit: Szczesny; Cuadrado, De Ligt, Chiellini, Alex Sandro; McKennie, Bentancur, Rabiot, Chiesa; Dybala, Morata. /Zeri.info