Akil Gjakova s'ka konkurrencë, fiton medaljen e artë në Evropianin e xhudos

Akil Gjakova s'ka konkurrencë, fiton medaljen e artë në Evropianin e xhudos

Sport April 17, 2021 - 17:51
Lajmet e fundit nga sporti

Akil Gjakova ka fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian të Xhudos që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë, shkruan Zeri.info.

Xhudisti nga Kosova ka mposhtur në finale xhudistin nga Izraeli, Tohar Butbul.

Kështu, Akil Gjakova shpallet kampion i Evropës në kategorinë deri në 73 kilogramë.

Kujtojmë se përveç Akilit, në këtë Evropian medaljen e artë e ka fituar edhe Distria Krasniqi, kurse Nora Gjakova të bronztën. /Zeri.info