Nesër fillon faza finale në Superligë, FBK sqaron sistemin e “Play-Off”-it

Nesër fillon faza finale në Superligë, FBK sqaron sistemin e “Play-Off”-it

Sport April 17, 2021 - 16:37
Lajmet e fundit nga sporti

Nesër (e diel) fillon faza e “Play-Off”-it në Superligën e Kosovës në basketboll, shkruan Zeri.info.

Nga ora 17:00 takohen Peja dhe Sigal Prishtina, kurse tre orë më vonë luajnë Ylli dhe Bashkimi.

Këto ndeshje janë çerekfinale, teksa Ponte Prizreni dhe Rahoveci kanë siguruar kalimin direkt në gjysmëfinale.

Në prag të fillimit të fazës finale për këtë sezon, Federata e Basketbollit e Kosovës ka sqaruar sistemin e “Play-Off”-it për vitin 2021.

SISTEMI PLAY OFF 2021

“Në raundin e parë ekipet do të ndeshen 3-6 dhe 4-5 deri në dy fitore, kurse ekipet e renditura në pozitat 1 dhe 2 në raundin e parë do të pauzojnë dhe në gjysmëfinale do të takohen me ekipet nga renditja 3/4/5/6. Ndeshjet e play off-it do të zhvillohen të dielën, të martën dhe të premten në vazhdimësi pa ndërprerje nëse nuk vjen deri te zhvillimi i ndeshjes se fundit Konform PG .

Skuadra e cila renditet si e shtata në tabelë në fund të edicionit të rregullt do të luajë në play out me finalistin e Ligës se Parë në dy ndeshje dhe anëtar i ri i FIVE STAR Superligës së Kosovës do të shpallet ekipi, i cili nga dy ndeshjet ka rezultatin më të mirë në koshdallim.

Gjysmëfinalet e play-offit zhvillohen sipas formulës 1vs 4-5, 2 vs 3-6. Plasmanin në finale e siguron ekipi që i pari arrin 3 fitore. Gjysmëfinalet zhvillohen sipas formatit 2-2-1 dhe epërsinë e terrenit vendës e ka ekipi më lartë i plasuar në edicionin e rregullt.

Në finale të play-offit takohen ekipet fituese të gjysmëfinaleve. Kampion i FIVE STAR Superligës shpallet ekipi që i pari arrin tri fitore. Finalja e play-offit zhvillohet sipas formatit vajtje-ardhje. Përparësinë e terrenit vendës e ka ekipi që ka qenë më mirë i ranguar në sezonin e rregullt dhe luan si vendas në ndeshjet 1 dhe 3 dhe ndeshjen eventuale 5. Ndeshjet e play off-it do të zhvillohen të dielën, të martën dhe të premten në vazhdimësi pa ndërprerje nëse nuk vjen deri te zhvillimi i ndeshjes së fundit Konform PG”. /Zeri.info