Infektuar: 105864
Shëruar: 96322
Vdekur: 2195
Publikohen formacionet në derbin e javës në Bundesligë

Publikohen formacionet në derbin e javës në Bundesligë

Sport April 17, 2021 - 14:43
DETAJET

Bayern Munichu do të jetë mysafir i Wolfsburgut për takimin që zhvillohet në kuadër të javës së 29-të në Bundelsiga.

Të dy skuadrat kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen që fillon në ora 15:30 në stadiumin ” Volkswagen Arena”.

Për këtë sfidë, Wolfsburgu do të jetë pa Arnold (kartonë të verdhë), Guilavogui dhe Stefen që janë të lënduar.

Në anën tjetër, Bavarezët do të kenë mungesa si, Douglas Costa, Robert Lewandowski, Niklas Sule, Corentin Tolisso, Tilman, Roca, që janë të lënduar, derisa Serge Gnabry është i infektuar me coronavirus.

11-ja startuese e Wolfsburgut: Casteels, Lacroix, Otavio, Weghorst, Philipp, Mbabu, Baku, Schlager, Brooks, Gerhardt, Victor.

11-ja startuese e Bayern Munichut: Neuer, Pavard, Kimmich, Sane, Choupo-Moting, Boateng, Davies, Hernandez, Muller, Alaba, Musiala.