Infektuar: 106914
Shëruar: 99628
Vdekur: 2225
Llapi e fiton derbin ndaj Gjilanit, Prishtina mposht Arbërinë

Llapi e fiton derbin ndaj Gjilanit, Prishtina mposht Arbërinë

Sport April 17, 2021 - 16:56
DETAJET

Sot (e shtunë) janë zhvilluar dy ndeshjet e radhës në kuadër të javës së 29-të në Superligën e Kosovës në futboll, shkruan Zeri.info.

Prishtina ka shënuar fitore të pastër ndaj Arbërisë me rezultatin 2-0. Ndeshja u zhvillua në stadiumin "Fadil Vokrri", teksa golat e fitores për vendasit u shënuan nga Gauthier Mankenda dhe Besnik Krasniqi.

Prishtina tani ka 60 pikë dhe renditet e dyta në tabelë, me një pikë më pak se skuadra lidere, Drita, dhe dy më shumë se skuadra e tretë, Ballkani. Drita dhe Ballkani ndeshjet e kësaj jave i luajnë të dielën. Ndërkaq, Arbëria mbetet me 27 pikë në pozitën e nëntë.

Fitore me rezultatin e njëjtë shënoi edhe Llapi në udhëtim te Gjilani. Në këtë ndeshje shkëlqeu Edon Sadriu, i cili shënoi të dy golat e fitores.

Llapjanët tani kanë 36 pikë dhe renditen në pozitën e pestë, kurse Gjilani mbetet i katërti me 43 pikë.

Prishtina 2 – 0 Arbëria

- Përfundon ndeshja, Prishtina arkëton tre pikë.

+3 minuta lojë shtesë.

88′ Zëvendësime te Prishtina: Alban Shillova dhe Tun Bardhoku inkuadrohen në vend të Endrit Krasniqit dhe Lorik Boshnjakut.

81′ Zëvendësim te Prishtina: Qëndrim Zyba inkuadrohet në vend të Sabien Lilajt.

80' Dior Zabërgja ndëshkohet me karton të verdhë.

77′ Zëvendësim te Arbëria: Anes Hot inkuadrohet, largohet Kreshnik Bahtiri.

71′ Zëvendësi te Prishtina: Albin Prapashtica inkuadrohet, largohet Gauthier Mankenda.

69′ Sabien Lilaj gjuan nga afërisa, traversa ia mohon golin.

68′ Zëvendësim te Arëbria: Andi Seferi inkuadrohet në vend të Aldin Adzovic.

48' Leonit Abazi ndëshkohet me karton të verdhë.

46' Endrit Krasniqi ndëshkohet me karton të verdhë.

Fillon pjesa e dytë.

- Zëvendësim te Arbëria: Gresild inkuadrohet në vend të Agon Llugiqit.

- Mbyllet pjesa e parë

+1 minutë shtesë!

42′ Santos Cesar (Arb) gjendet bukur në zonës, por goditjen e tij e pret Ardit Nika.

40′ Sabien Lilaj (Pri) gjuan nga jashtë zonës, por topi shkon pranë portës.

39′ Leonit Abazi (Pri) provon goditjen e tij nga largësia, por topi shkon mbi portë.

37′ Endrit Krasniqi (Pri) gjuan me të jashtmen, por fare pranë portës.

18′ Almir Kryeziu (Arb) ndëshkohet me karton të verdhë për shkak të protestave.

13′ Arbnor Morina, kryetrajner i Arbërisë përjashtohet direkt me karton të kuq për shkak të protestave të shumta në drejtim të gjyqtarit kryesor Gramos Shala.

11′ GOOOOOL! Besnik Krasniqi (Pri) tregohet i saktë nga penaltia duke realizuar edhe golin e dytë për skuadrën kryeqytetase, 2-0.

10′ Endrit Krasniqi (Pri) pengohet brenda zonës nga Ergon Hyseni dhe gjyqtari kryesor Gramos Shala akordon penalti, duke ndëshkuar njëherit mbrojtësin e Arbërisë.

05′ GOOOOOL! Gauthier Mankenda (Pri) gjuan bukur me kokë pas harkimit të Leonit Abazit dhe realizon në portën e Andi Thaqit, 1-0.

Fillon ndeshja

Formacionet zyrtare:

Prishtina:Nika, B.Krasniqi, Dellova, Bekteshi, Mici, Boshnjaku, Lilaj, E.Krasniqi, Abazi, Mankenda, Kryeziu. Kryetrajner: Zekirija Ramadani

Arbëria: Thaqi, Pira, Ibrahimi, Hyseni, Avdulli, Llugiqi, Bahtiri, Zabërgja, Hadzovic, Kryeziu, Santos. Kryetrajner: Arbnor Morina

Gjyqtarët: Gramos Shala, Imran Kabashi, Alban Ejupi, Vigan Ibërdemaj

Gjilani 0 – 2 Llapi

- Përfundon ndeshja, Llapi kthehet me pikë të plota në Podujevë.

+4 minuta lojë shtesë.

89′ Armend Halili ndëshkohet me karton të verdhë.

84′ Zëvendësim te Llapi: Valmir Veliu inkuadrohet në vend të Edon Sadriut.

82' Armend Halili ndëshkohet me karton të verdhë.

80′ Zëvendësim te Llapi: Alban Ramadani inkuadrohet në vend të Engjëll Hotit.

74' Besar Musolli dhe Engjëll Hoti ndëshkohen me të verdhë, pas një përplasje mes vete.

71' Ilir Krasniqi ndëshkohet me karton të verdhë.

70′ Zëvendësime te Gjilani: Shend Kelmendi dhe Edison Kqiku inkuadrohen në vend të Fiton Hajdarit dhe Aziz Keitas.

65' Zëvendësim te Llapi: Ilir Krasniqi inkuadrohet në vend të Kastriot Selmanit.

64' Benjamin Emini ndëshkohet edhe me kartonin e dytë të verdhë dhe largohet nga loja.

57' Kushtrim Shabani ndëshkohet me karton të verdhë.

54′ Zëvendësime te Gjilani: Tomislav Sorsa dhe Armend Halili inkuadrohen, largohen Fiton Hajdari dhe Ylber Kastrati.

53' GOOOL! Edon Sadriu realizon sërish, Llapi po udhëheq me rezultatin 0-2.

Fillon pjesa e dytë.

- Mbyllet pjesa e parë

+2 minuta shtesë!

45′ Arbër Çyrbja (Gjil) nuk arrinë ta dërgojë drejt rrjetës një top të kthyer nga Gerhard Prognit, duke shpërdoruar një rast të mirë për shënim.

33′ Arbër Çyrbja (Gjil) dhe Benjamin Emini (Llap) ndëshkohen me kartonë të verdhë për shkak të një përplasje ndërmjet tyre.

30′ Keita Aziz (Gjil) gjuan pas një depërtimi, por goditja e tij shkon pranë portës.

28′ Kastriot Selmani (Llap) gjuan bukur brenda zonës, por intervenon në mënyrë fantastike Enea Koliçi.

26′ Darko Nikaç (Gjil) gjuan me kokë, por pret Marijan Coric.

22′ Arbnor Ramadani (Llap) gjuan nga distanca, por pret Enea Koliçi me shumë mund.

20′ GOOOOL! Edon Sadriu (Llap) gjuan me të majtën afër zonës dhe realizon për ta kaluar Llapin në epërsi, 0-1

12′ Oltion Rapa (Gjil) ndëshkohet me karton të verdhë për shkak të ndërhyrjes ndaj Ahmed Januzit.

10′ Gerhard Progni (Gjil) ndëshkohet me karton të verdhë për shkak të ndërhyrjes ndaj Elvis Prençit.

07′ Fiton Hajdari (Gjil) ndëshkohet me karton të verdhë për shkak të ndërhyrjes së palejuar ndaj Edon Sadriut.

Fillon ndeshja 

GjilanKoliçi,Hajdari, Rapa, Kastrati, Veliu, A.Keita, Musolli, Hila, Çyrbja, Progni, Nikaç. Kryetrajner: Ismet Munishi

Llapi: Coric, Idrizi, Prençi, Emini, Peposhi, Shabani, Ar.Ramadani, Hoti, Sadriu, Selmani, Januzi. Kryetrajner: Tahir Batatina

Gjyqtarë: Selim Isufi, Safet Berisha, Fatmir Abrashi, Lirim Jashari

/Zeri.info