Notat e futbollistëve në sfidën Slavia Prague – Arsenal, vlerësimi i Xhakas dhe lojtarëve tjerë

Notat e futbollistëve në sfidën Slavia Prague – Arsenal, vlerësimi i Xhakas dhe lojtarëve tjerë

Sport April 15, 2021 - 23:34
DETAJET

Arsenali eliminoi Slavia Praguen në kuadër të çerekfinales së Europaligës, shkruan Zeri.info.

“Topçinjtë” në ndeshjen e parë në Londër barazuan 1-1.

Ndeshja e kthimit e cila u zhvillua në stadiumin “Sinobo” në Pragë, përfundoi 0-4 për “Gunners”.

 

Francezi Alexandre Lacazette realizoi dy gola dhe nga një Nicolas Pepe e Bukayo Saka.

Granit Xhaka luajti gjithë ndeshjen, por në një pozitë krejtsisht ndryshe, si mbrojtës i majtë dhe u vlerësua me notën 7.0.

Kapiteni i “Gunners” Alexandre Lacazette kishte notën më të lartë pas paraqitjes fantastike me dy gola, duke u notuar me notën 8.1.

Futbollisti i Slavias Jakub Hromada u përkujdes për notën më të vogël e cila ishte 5.7.

Arsenali në gjysmëfinale do të përballet me Villarealin.

Notat e futbollistëve në ndeshjen Slavia Prague 0-4 Arsenal sipas sajtit “SofaScore”: