Neymari befason të gjithë, zbulon se çfarë dëshiron të bëjë pas pensionimit nga futbolli

Neymari befason të gjithë, zbulon se çfarë dëshiron të bëjë pas pensionimit nga futbolli

Sport April 15, 2021 - 11:05
Lajmet e fundit nga sporti

Ylli brazilian i futbollit, Neymar, tashmë ka zgjedhur punën që do ta bëjë pas pensionimit nga futbolli, shkruan Zeri.info.

Sulmuesi i Paris Saint-Germainit ka pohuar se dëshiron të bëhet lojtar profesionist i pokerit.

“Është e vërtetë. Është një nga gjërat që unë dua të bëj më shumë” – ishte përgjigjja e tij për “CNEWS”, kur u pyet nëse ka për qëllim që të bëhet lojtar i pokerit, pas pensionimit nga futbolli.

“Ndihem shumë rehat dhe mendoj që do të jem në gjendje të bëj turne, të udhëtoj për të luajtur turne në të cilat gjithmonë kam dashur të marr pjesë dhe nuk mund t’i bëja për shkak të agjendës dhe karrierës time. Kur të përfundoj karrierën time të futbollit, kjo është një nga gjërat që unë do ta bëj, të udhëtoj për të luajtur këto lloj turneu të pokerit” – shtoi ish-sulmuesi i Barcelonës.

Tutje, Neymari tha se futbolli dhe pokeri kanë ngjajshmëri mes vete.

“Mendoj se fokusi është një prej ngjajshmërive. Mënyra se si e lexoni kundërshtarin tuaj dhe lojën është gjithashtu shumë e rëndësishme. Një nnga gjërat më të rëndësishme në futboll dhe ajo që unë bëj në fushë është ta lexoj ndeshjen, ta lexoj kundërshtarin. Edhe në poker është e njëjta gjë, ju duhet të lexoni lojën, të lexoni kundërshtarët tuaj dhe të dini kohën e duhur për të sulmuar kundërshtarin tuaj”.

Image

Ndryshe, Neymari pritet të jetë edhe gjatë pjesë e futbollit, pasi ai është vetëm 29-vjeçar.

Neymari ka kontratë të vlefshme me Paris Saint-Germainin deri më 30 qershor të vitit 2022. /Zeri.info